‘Mbylle gojën, vogëlush’, ministri polak i hakmerret miliarderit Musk pas përplasjes me Trump: E shikon, burrë i madh, se çfarë është politika

Bota

‘Mbylle gojën, vogëlush’, ministri polak i hakmerret

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Twitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse u ndalon internetin ukrainasve, nënvizoi Musk, fronti i tyre bëhet pikë e pesë.

Po atë ditë Muskut i reagoi Radosllav Sikorski, ministër i Jashtëm i Polonisë. Sikorski ia përkujtoi Muskut se shpenzimet për shërbimet e internetit nëpërmjet Starlinkut i paguan Polonia - 50 milionë dollarë në vit.

Musk u përgjigj menjëherë duke i thënë Sikorskit: mbylle, vogëlush, ju paguani vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve. Dhe nuk ka zëvendësim për Starlinkun.

Sonte Sikorski gërmoi në X, e gjeti postimin e 9 marsit dhe iu drejtua Muskut kështu: E sheh, burrë i madh, politika është më e vështirë se ç’ke menduar ti.

Musk nuk është përgjigjur ende. Ai duket se është i zënë me sulme digjitale kundër Donald Trumpit, të cilit në fushatën elektorale ia ka dhuruar së paku 250 milionë dollarë. Vëllazëria e tyre mori fund më 5 qershor 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion