E pazakontë në Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar ndjek dhe kërcënon çiftin e pronarëve me kaçavidë

Bota

E pazakontë në Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar ndjek dhe

Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, ku një ‘skifter’ shqiptar pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi ta çonte deri në fund misionin e ti, sepse nuk e pranonte dot dështimin.

Ai priti që bashkëshortët të dilnin nga godina, duke u zënë pritë pranë një marketi të zonës, teksa i kërcënoi me kaçavidë.

“Më jepni 100 euro për biçikletat që nuk ua vodha dot, ndryshe do ju lëndoj!”, u ka thënë ai mes të tjerash. Ngjarja sipas policisë vendore kishte ndodhur në “Via Milano”.

Policia mori njoftimin për agresionin, pak pasi kishte rikuperuar biçikletat e para që autori braktisi në rrugë pasi nuk ariti t’i vidhte dot.

Ata u telefonuan nga çifti i pronarëve të apartamenteve, që thanë të përlotur se ishin ndjekur dhe bllokuar brenda një lokali tregtar në “Via Palermo” dhe kërcënuar nga i dyshuari.

Të gjitha patrullat në zonë u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në zonë brenda pak minutash, informon media italiane.

Edhe pse u arratis për herë të dytë, oficerët e policisë arritën ta kapnin atë ndërsa po ikte në rrugica, pas një ndjekjeje të shkurtër, duke e prangosur. Hetuesit po verifikojnë edhe për përfshirjen e tij në krime të tjera të ngjashme

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion