Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump pritet të shkojë në Jerusalem të dielën

Bota

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump pritet të shkojë në

Zyra e presidentit izraelit ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump pritet të jetë në Jerusalem të dielën.

Planet e mëparshme të Isaac Herzog për të dielën ishin anuluar pas planeve për vizitën e mundshme të Trump, tha zyra në një njoftim.

Mediat izraelite kishin raportuar dje se qeveria po përgatitej të priste Trump në rast se pengjet izraelite në Gaza liroheshin.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi, e kishte ftuar gjithashtu Trumpin në Egjipt dje për të festuar nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit.

ME TE LEXUARAT