SKANDAL/ Çifti kapet duke kryer marrëdhënie intime në një xhami, dëshmia e rojës: Mendova se...

Bota

SKANDAL/ Çifti kapet duke kryer marrëdhënie intime në

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi, ku një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi u kapën duke kryer marrëdhënie intime brenda ambienteve të një xhamie historike.

Ngjarja u zbulua nga një punonjës i xhamisë, i cili kishte mbërritur herët në mëngjes për faljen e namazit. Pasi dëgjoi zhurma të dyshimta nga brenda ndërtesës, ai dyshoi fillimisht për një vjedhje.

Pas verifikimit të kamerave të sigurisë, punonjësi konstatoi se brenda objektit ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët po kryenin veprime intime në ambientet e vendit të kultit.

Menjëherë pas denoncimit, autoritetet policore nisën hetimet dhe, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, arritën të identifikonin dhe arrestonin dy të dyshuarit.

Sipas mediave vendase, çifti ka deklaruar para hetuesve se veprimi ishte bërë “për adrenalinë dhe si një përvojë ndryshe”.

Pas paraqitjes në gjykatë, të dy janë lënë të lirë me masa kufizuese, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

ME TE LEXUARAT