Manastirliu: Sot u bënë 10 791 vaksinime në të gjithë vendin
Lajmifundit
/
7 Prill 2021, 20:48
Bota
Gjatë ditës së sotme janë kryer në të gjithë vendin 10 791 vaksinime. Shifra është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja gjithashtu njofton se që nga fillimi i fushatës janë kryer 232 379 vaksinime. Ditën e sotme nisi vaksinimi i farmacistëve në vend.
Ndërkohë që prej ditësh vijojnë të marrin dozat e vaksinave qytetarët mbi 70 vjeç.