"Organizatorët janë kallëzuar", Rama apel kontrollorëve: Nuk do gjeni vend, nëse s'ktheheni në punë

Politikë

"Organizatorët janë kallëzuar", Rama apel

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi grevën e pashpallur të kontrollorëve të Rinasit.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama iu bën apel kontrollorëve që të rikthehen në vendin e tyre të punës, ose përndryshe nuk do të gjejnë më vend në ‘AlbControl’.

Ndërkohë kryeministri më tej bën me dije se organizatorët janë kallëzuar penalisht.
Rama:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin!

Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion