Kërkonin paga më të mira, kur presidenti amerikan shkarkoi mbi 13 mijë kontrollorë. Pasojat që solli

Bota

Kërkonin paga më të mira, kur presidenti amerikan shkarkoi mbi 13

Menjëherë pas marrjes së postit të presidentit, më 20 janar 1981, nuk vonoi shumë dhe Ronald Regan shkarkoi mijëra kontrollorë të trafikut ajror, shkruan Brian Craig për https://millercenter.org/reagan-vs-air-traffic-controllers.

”Ata janë në shkelje të ligjit dhe nëse nuk fillojnë punë për 48 orë, atëherë ata e kanë humbur vendin e punës”, deklaroi presidenti Ronald Reagan në një konferencë për shtyp më 3 gusht 1981, duke iu përgjigjur një greve të kontrollorëve të trafikut.

Anëtarët e Organizatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror (PATCO), një nga sindikatat e pakta që mbështetën Reaganin gjatë zgjedhjeve të vitit 1980, po bënin presion për paga më të mira dhe kushte pune kur rreth 13 000 prej tyre u pushuan nga puna.

Dy ditë më vonë, kur shumica e punëtorëve të PATCO-s nuk u kthyen, u bë e qartë se Reagan nuk po bënte shaka.

Më 5 gusht, ai pushoi nga puna 11 345 prej tyre.

”Si e shpjegojnë ata shkeljen e ligjit – për të mos thënë shkeljen e betimit të bërë nga secili për të mos bërë grevë”, shkruan në ditarin e tij presidenti Reagan.

Kjo ngjarje ngadalësoi për disa kohë udhëtimet ajrore komerciale, por nuk u ndal në vend  falë punës së administratës federale të aviacionit

Në ndërkohë, FAA filloi procesin e gjatë të punësimit të kontrollorëve të rinj, duke dashur vite për të arritur nivelet e stafit para gusht 1981.

Pushimi masiv ishte një veprim i diskutueshëm, por anëtarët e administratës së tij e mbajnë mend si një shembull guximi.

ME TE LEXUARAT