Lufta në Gaza/ 71 të vrarë në 24 orët e fundit, 4 fëmijë humbën jetën në tendat e refugjatëve

Bota

Lufta në Gaza/ 71 të vrarë në 24 orët e fundit, 4

Një ditë tragjike është shënuar në Gaza, ku sulmet izraelite kanë shkaktuar të paktën 71 viktima brenda 24 orëve të fundit. Katër fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror në jug të Khan Younis, ndërsa strehoheshin në tendat e refugjatëve palestinezë.

Burime mjekësore nga spitali i Kuvajtit në Gaza për Al Jazeera raportuan se fëmijët vdiqën nga të shtënat izraelite ndërsa ishin të mbrojtur në tendat e improvizuara. Ministria e Shëndetësisë e Gazës konfirmoi gjithashtu se numri i përgjithshëm i të vrarëve në 24 orët e fundit ka arritur në 71 persona.

Një ditë më parë, OKB shpalli gjendjen e urisë në Gaza, duke raportuar se rreth 500 mijë njerëz ndodhen në situatë katastrofrike dhe 150 mijë fëmijë janë në rrezik. Organizata fajësoi Izraelin për pengimin e ndihmave humanitare. Autoritetet izraelite mohuan raportin, duke e quajtur të rremë dhe të bazuar në të dhëna të Hamasit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të monitorojë përkeqësimin e krizës humanitare në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion