Sherr mes disa personash në Kukës, goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir

Aktualitet

Sherr mes disa personash në Kukës, goditën me sende të forta

Një sherr mes disa personash në fshatin Kosharisht, Kukës, u ndërpre në kohë nga policia, duke parandaluar një ngjarje më të rëndë kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës reaguan menjëherë pas njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestuan në flagrancë babë e bir: M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç, banues në Kosharisht.

Sipas hetimeve, ata goditën me sende të forta të afërmin e tyre, O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit, për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime.

“Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht”, tha policia vendore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion