Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor, Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Çermë.
Sipas informacioneve të siguruara në vendngjarje, furgoni i mallrave ka goditur nga pas mjetin bujqësor. I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 50-vjeçari u dërgua më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


