Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Të premten, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste së bashku me kabinetin qeveritar, ndërsa tashmë është bërë publike edhe agjenda e takimit.

Sipas programit që u është dërguar deputetëve, mbledhjen do ta hapë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Ai do të prezantojë një përmbledhje të punës për drejtimin e Kuvendit, përdorimin e teknologjisë në veprimtarinë e institucionit dhe perspektivën për godinën e re parlamentare.
Në vijim do të flasë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili do të raportojë mbi veprimtarinë e grupit gjatë këtij sesioni parlamentar.
Në fokus do të jetë përfshirja e deputetëve si në komisionet parlamentare, ashtu edhe në seancat plenare.
Takimi do të mbyllet me fjalën përfundimtare të kryeministrit Edi Rama.


