Krisja e marrëdhënieve me Trump, Rusia mund t'i ofrojë azil politik Elon Musk? Ja çfarë thonë burimet ndërkombëtare

Bota

Krisja e marrëdhënieve me Trump, Rusia mund t'i ofrojë azil

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit të teknologjisë Elon Musk, pas përplasjes së tij të ashpër dhe publike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten ligjvënësi i lartë rus Dmitry Novikov.

Mediat e huaja shkruajnë se megjithatë, Kremlini është përpjekur të qëndrojë jashtë kësaj përplasjeje.

“Nëse ai [Musk] do të kishte nevojë për azil politik, atëherë, sigurisht, Rusia mund ta ofronte,” tha Dmitry Novikov, nënkryetari i parë i Komitetit për Çështjet Ndërkombëtare në Dumën Shtetërore, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Megjithatë, Novikov, anëtar i Partisë Komuniste, shtoi se mendon që Musk po luan një lojë krejtësisht të ndryshme dhe nuk do të ketë nevojë për azil politik.

ME TE LEXUARAT