Ushtonte dhunë ndaj bashkëshortes, dënohet me 6,5 vite burg 51-vjeçari shqiptar!

Aktualitet

Ushtonte dhunë ndaj bashkëshortes, dënohet me 6,5 vite burg

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u zbuluan një seri ngjarjesh ku ai kishte ushtuar dhunë të vazhdueshme në familje dhe kishte abuzuar seksualisht dhe me bashkëshorten e tij.

Sipas autoriteteve italiane, ngjarjet kanë ndodhur mes viteve 2018 dhe 2023. Gjatë kësaj periudhe, gruaja raportohet se ka jetuar në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori për shkak të sjelljes së dhunshme të ish-partnerit të saj.

Ish-bashkëshortja vendosi të denoncojë rastin, duke i hapur rrugë hetimeve, të cilat çuan në arrestimin e menjëhershëm të 51-vjeçarit, i cili ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Fillimisht ai u vendos në arrest shtëpie, por pas konfirmimit të vendimit përfundimtar të gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Ragusës lëshoi urdhrin e ekzekutimit të dënimit.

51-vjeçar shqiptar është transferuar tashmë në burgun e Ragusës për të vuajtur dënimin prej 6 vjet e 6 muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion