Itali, vajza denoncon përdhunimin në grup, mes të dyshuarve dhe futbollisti i serisë A

Bota

Itali, vajza denoncon përdhunimin në grup, mes të dyshuarve dhe
Ngjarjet ndodhën javën e kaluar gjatë një feste në qytetin toskan. Tre janë të rritur, një është i mitur

Katër të rinj janë akuzuar si të pëerfshirë në një përdhunim në grup.Tre u arrestuan nga Policia e Sienës për akuza për përdhunim pas denoncimit të një vajze 20-vjeçare për dhunë seksuale në grup.Hetimet çuan në identifikimin e katër autorëve të dyshuar, nga të cilët një i mitur: 17-vjeçari është nën hetim i lirë.

Mes të arrestuarve, sipas informacioneve, është një futbollist që ka luajtur në Serie A sezonin e kaluar, i cili duhet të dëgjohet të hënën nga hetuesit. Masat paraprake, të kryera nga agjentët midis qytetit toskan dhe Sicilisë, ndodhen pas hetimeve të koordinuara nga Prokuroria. Shtëpitë e katër të dyshuarve u kontrolluan. Javën e kaluar 20-vjeçarja kishte paraqitur ankesën, duke thënë se dhuna seksuale kishte ndodhur gjatë një feste private në një shtëpi në Siena. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia italiane

 

ME TE LEXUARAT