Emrat/ Dy shqiptarë kapen në një fabrikë kanabisi në Britani, si u zbuluan nga policia

Bota

Emrat/ Dy shqiptarë kapen në një fabrikë kanabisi në

Një fermë kanabisi është zbuluar në Britani, ndërsa sipas mediave në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë, si përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.

Në pranga janë vënë shtetasit Edjon Demo, 25 vjeç dhe Aljon Bufi, 33 vjeç, ndërsa policia ka sekuestruar 337 bimë narkotike.

Raportohet se ferma e drogës u zbulua pas denoncimit të fqinjëve, të cilët kishin kuptuar se kultivohej kanabis.

Prokurori tha se dy të pandehurit, i kishin deklaruar policisë së në Mbretërinë e Bashkuar kishin mbërritur nga Shqipëria 2-3 javë më parë dhe ishin transportuar direkt në Cardiff ku ndodhej edhe fabrika e kanabisit.

Po ashtu ata kishin deklaruar se nuk ishin në dijeni se e kujt ishte lënda narkotike.

Aljon Bufi deklaroi se ishte babai i një fëmijë të vogël, që jetonte në Shqipëri bashkë me gruan dhe se kishte ardhur në Britani për të punuar në ndërtim, por më pas e kishin cuar në fabrikën e kanabisit për të punuar dhe për të shlyer një borxh.

Edhe i arrestuari tjetër kishte të njëjtin pretendim, se po punonte për të shlyer një borxh, ndërsa u shpreh se në Britani kishte mbërritur me kamion.

Pavarësisht pretendimeve ata u shpallën fajtor për prodhim droge dhe u dënuan me 16 muaj burg secili.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion