“Kurti nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët”, qeveria e Kosovës: U tërhoq nga Rama sepse...

Kosovë&Rajon

“Kurti nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët”,

Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi ka hedhur poshtë lajmet e mediave serbe rreth nënshkrimit të deklaratës së përbashkët.

Sipas këtyre të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi që të nënshkruante deklaratën e përbashkët gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në takimin e mbajtur në Tiranë.

Kelmendi është shprehur për mediat se deklarata u tërhoq nga vetë mikëpritësi i takimit. Ajo u shpreh se arsye e tërheqjes së deklaratës ishin dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.

Mediat në Serbi kanë raportuar sot se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që refuzoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, kjo pasi sipas tyre në deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion