Itali/ Shqiptari përplaset nga kamioni në vendin e punës, ndërron jetë 56-vjeçari!

Bota

Itali/  Shqiptari përplaset nga kamioni në vendin e punës,

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një shqiptari në Itali, ditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në komunën Vernio, Firenze, ku shqiptari 56-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat.

Por në një moment, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen.

Prokuroria ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit. Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion