U denoncuan në rrjetet sociale, policia rrugore kap shoferët në Elbasan! Ja masat ndëshkuese!

Aktualitet

U denoncuan në rrjetet sociale, policia rrugore kap shoferët në

Policia Rrugore ka ndëshkuar disa drejtues mjetesh në Elbasan pasi u denoncuan në rrjetet sociale nga qytetarët.

Mësohet se janë vendosur gjoba me vlerë 10 mijë lekë të reja si dhe masë për pezullimin e lejës së qarkullimit.

Njoftimi i plotë:

Policia rrugore e Elbasanit pas administrimit 2 indicieve (nga rrjetet sociale dhe nga qytetarët), për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të drejtuesve të këtyre automjeteve. 

Konkretisht është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor "Peqin-Elbasan".

-është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, për drejtuesin e automjetit që qarkullon me mjet, në sens të kundërt të lëvizjes, në bulevardin "Aqif Pasha". Gjithashtu, ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur masa plotësuese "Pezullimi i lejes së drejtimit".

ME TE LEXUARAT