Zhvati 232 mijë dollarë përmes mashtrimit, ekstradohet nga SHBA shqiptari i kërkuar për krime kibernetike (EMRI)

Kosovë&Rajon

Zhvati 232 mijë dollarë përmes mashtrimit, ekstradohet nga SHBA

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej nga autoritetet amerikane nën dyshimin për përfshirje në krime kibernetike.

Ka qenë Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 19 nëntor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera policore dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas policisë, personi ishte në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhë-rarresti të lëshuar nga autoritetet amerikane.

“I dyshuari iu dorëzua njësisë U.S. Marshals të SHBA-së, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aktualisht autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e personit të ekstraduar, moshën e tij apo veprat konkrete penale për të cilat kërkohet në SHBA.

Ekstradimi i fundit vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës dhe ato amerikane kanë intensifikuar bashkëpunimin në luftimin e krimeve kibernetike. Në korrik të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar një person në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna bankare dhe personale, kryesisht të qytetarëve amerikanë, të cilat më pas ishin publikuar në platforma online.

Ndërkaq, një tjetër rast i njohur është ai i shtetasit kosovar Ardit Kutleshi, i cili u ekstradua në SHBA gjatë vitit 2025 dhe në shtator të vitit 2026 pranoi fajësinë për vepra penale që lidhen me administrimin e platformës Rydox.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, përmes kësaj platforme ishin kryer më shumë se 7.600 transaksione, me të ardhura prej së paku 232 mijë dollarësh. Megjithatë, deri më tani nuk ka informacione që ekstradimi i fundit të ketë lidhje me këto raste.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për parandalimin dhe hetimin e krimeve kibernetike, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion