Itali/ Shqiptari kapet "mat" duke vjedhur alkool, përleshet me punonjësit e supermarketit

Bota

Itali/ Shqiptari kapet "mat" duke vjedhur alkool, përleshet me

Një shtetas shqiptar 37-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në një supermarket Coop në rrugën Quarenghi, Milano, me akuzën e vjedhjes së kryer me dhunë.

Sipas mediave italiane, ngjarja rreth orës 20:00 të së martës, burri ka marrë disa shishe alkooli nga raftet dhe ka tentuar të kalojë nëpër arkë pa paguar. Kur u ndalua nga punonjësit e supermarketit, ai dyshohet se i ka kërcënuar, duke shkaktuar një përplasje fizike, gjatë së cilës një prej punonjësve ka pësuar një dëmtim të lehtë në dorë.

Ndërhyrja e policisë Menjëherë është thirrur numri emergjent 112 dhe policia ka mbërritur në vendngjarje, duke arrestuar 37-vjeçarin. Ai është shoqëruar në burgun San Vittore, ndërsa punonjësi i dëmtuar nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitet, duke rikthyer vëmendjen te siguria në ambientet tregtare dhe roli i shërbimeve të sigurisë në parandalimin e incidenteve të tilla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion