Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

Një denoncim i rëndë për abuzim seksual të një të mituri po hetohet nga autoritetet greke në ishullin e Skiathos. Një 15-vjeçar me shtetësi shqiptare ka denoncuar një 17-vjeçar, gjithashtu shqiptar, duke pretenduar se abuzimi kishte nisur që në vitin 2023 dhe kishte vijuar deri në verën e këtij viti.
Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, ai ka jetuar për një kohë të gjatë nën frikë dhe kërcënime. 17-vjeçari dyshohet se kishte regjistruar video gjatë abuzimeve dhe e kërcënonte se do t’ua tregonte personave të tjerë, duke e përdorur këtë si mjet presioni për ta detyruar të kryente akte seksuale.
Në dëshminë e tij, 15-vjeçari ka pretenduar se gjatë periudhës nga viti 2024 deri në prill ose maj të vitit 2026, ai ishte detyruar në mënyrë të përsëritur të kryente akte seksuale. Ai ka deklaruar gjithashtu se nga viti 2023 deri në fund të korrikut 2026 ishte detyruar në mënyrë të vazhdueshme në akte të tjera seksuale, ndërsa në disa raste dyshohet se është ushtruar edhe dhunë fizike.
Rasti i fundit i raportuar nga 15-vjeçari dyshohet se ka ndodhur në orët e para të 6 gushtit. 17-vjeçari dyshohet se ka shkuar në dyqanin ku punon 15-vjeçari gjatë verës dhe e ka kërcënuar verbalisht. I mituri dëshmoi se kjo sjellje i ka shkaktuar frikë dhe ankth të madh.
Dy ditë më vonë, më 8 gusht, 15-vjeçari shkoi me prindërit e tij në Stacionin e Policisë së Skiathos dhe zbuloi atë që, sipas kallëzimit të tij, kishte ndodhur prej vitesh.
17-vjeçari, gjithashtu me kombësi shqiptare, thuhet se pretendoi se dy të miturit ishin miq dhe se kontakti i tyre ishte konsensual, duke dhënë një version të ndryshëm nga ai i përshkruar nga 15-vjeçari.
Telefoni celular i 17-vjeçarit është konfiskuar dhe do të ekzaminohet në laborator, pasi një nga elementët thelbësorë të hetimit është nëse ekzistojnë pamjet video të përshkruara në kallëzim dhe cila është përmbajtja e tyre.
Çështja po hetohet për vepra penale që përfshijnë përdhunim të përsëritur, pornografi me fëmijë, dëmtim trupor ndaj individëve të cenueshëm dhe kërcënime.


