“Isha i gatshëm për takim me Putinin, por ai kishte frikë”/ Zelensky nga Tirana: Rusët dërgojnë kokëboshë

Bota

“Isha i gatshëm për takim me Putinin, por ai kishte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë.

Ai u shpreh se nuk ishin ukrainasit që po minonin negociatat, por vetë rusët që dërgonin në takime ‘kokëboshë’.

“E vlerësoj shumë faktin që e kuptoni njësoj situatën, që luta kundër Rusisë të përfundojë shumë shpejt. Ju të gjithë e dini që do të ndërmerrnim disa hapa të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës nëse Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi, Isha i gatshëm për një takim me Putinin për të mundur të zgjidhim çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë.

Delegacioni rus ishte e një niveli shumë të ulët dhe s’mund të merrnin vendime, unë dërgova një ekip që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, të ketë armëpushim të plotë. Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz, kanë bërë shumë deklarata dhe kërcënime, takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh, nuk jemi ne apo Perëndimi që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokëboshë në këto takime, ajo që shikoj nga delegacioni rus është teatër.”– tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion