Meloni nga Samiti: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

Politikë

Meloni nga Samiti: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni uroi sërish kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ajo u shpreh se është e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.

“Dua të uroj Edi edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë, jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni.

“Do të vijojmë të qëndrojmë krah Ukrainës, do të bëjmë të pamundurën që lufta të marrë fund menjëherë. Qëndresa e Ukrainës na kujton se çfarë është vërtet Evropa. Ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas, por ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka”, u shpreh më tej Meloni.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion