India ende në mëshirë të fatit, ulet numri i të infektuarve por rritet numri i viktimave nga Covid-19
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 09:12
Bota

Një lajm i mirë vjen nga India pas muajsh torturë dhe dhimbje, por situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Mësohet se pas shumë kohësh është shënuar numri më i ulët i të infektuarve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në 24 orët e fundit kanë rezultuar me Covid-19 186.364 persona.
Ndërsa mësohet se numri i viktimave ka shënuar rritje. Brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 3.660 të vdekur, duke e çuar shifrën totale në 318,89 mijë që nga fillimi i pandemisë.


