Incident në ujrat greke, anija turke u përpoq të përplaste anijen e rojës bregdetare

Bota

Incident në ujrat greke, anija turke u përpoq të përplaste

Një incident është regjistruar në det midis anijeve të Rojës Bregdetare greke dhe anijeve turke të peshkimit. Sipas mediave greke, anijet turke të peshkimit kaluan kufirin bregdetar turk dh hynë në ujërat greke.

Tre anije patrullimi të Rojës Bregdetare shkuan në vendngjarje për të identifikuar anijet turke dhe lëshuan paralajmërime të përsëritura që ata të largohen menjëherë.

Sipas autoriteteve ata kryen manovra të rrezikshme dhe rrezikuan të përplaseshin me anijet patrulluese. Më pas, ekuipazhi i anijes patrulluese qëlloi me armë paralajmëruese dhe anijet turke u tërhoqën nga ujërat greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion