Ikën pa paguar birrat/ Pronari rrëmben pushkën dhe gjuan klientët

Bota

Ikën pa paguar birrat/ Pronari rrëmben pushkën dhe gjuan
Pronari i një restoranti vendosi të hakmerret ndaj dy klientëve që u larguan pa paguar birrat. Ai mori pushkën dhe qëlloi në drejtim të tyre, duke i plagosur.

Ngjarja u regjistrua në Roussillon të Francës. Të nesërmen, pronari 55-vjeçar vendosi të dorëzohej në polici dhe pranoi që kishte qëlluar.

Por ai mohoi se donte të godiste dy klientët e “arratisur”. Qëllimi, sipas tij, ishte që ata të frikësoheshin duke qëlluar në ajër.

Por kamerat e sigurisë përgenjështruar pronarin. Ata kanë filmuar momentin kur 55-vjeçari drejton pushkën te klientët që po iknin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion