“Do ta shihni natën”, denoncimi bombë i grekut: Ushtari më përdhunoi me urdhër të shefit

Bota

“Do ta shihni natën”, denoncimi bombë i grekut: Ushtari

Tronditës është denoncimi i një 32-vjeçari në Greqi i cili hapi një proces gjyqësor duke akuzuar se me urdhër të një oficeri ai u përdhunua në një kamp 10 vjet më parë.

32-vjeçari, i cili ankohet se u përdhunua brenda një kampi, ngriti një padi kundër gjashtë personave në Gjykatën Ushtarake të Athinës.

Incidenti sipas tij ndodhi në një qendër trajnimi ku ai u thirr të paraqitej për të kryer shërbimin ushtarak në 2009.


Ankuesi deklaron se me urdhër të oficerit ai u dërgua brenda në zyrën e mjekut në qendër, ku ishin tre ushtarë, dy e mbajtën dhe njëri prej tyre e përdhunoi, në prani edhe të dy anëtarëve të stafit mjekësor.

“Pas ofendimeve që më bënë, u përgjigja me ofendime. Oficeri më tha “Natën do ta shihni se çfarë do të vuani”. Më çuan në zyrën e mjekut kundër vullnetit tim dhe më përdhunuan“, tha 32-vjeçari.

Avokati i denoncuesit deklaroi se “mendoj se është çështje kohe para se ata të gjenden dhe të ndëshkohen“.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion