“Ujë me orar” edhe Gjermania? Autoritetet: Po na mbarojnë rezervat ujore!

Bota

“Ujë me orar” edhe Gjermania? Autoritetet: Po na mbarojnë

Pakësimi i rezervave ujore i ka shqetësuar autoritetet gjermane. edhe pse Gjermania është në përgjithësi vend i pasur me ujëra, në disa rajone uji po bëhet më i kursyer për shkak të ndryshimit të klimës.

Ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze tha se është e domosdoshme që rajonet e pasura me ujë dhe ato të varfëra të kenë shpërndarje të barabartë.

Në strategjinë kombëtare për rezervat ujore ministrja Schulze kërkon ngritjen e një infrastrukture masive të ujërave. Për këtë duhen dhënë në dhjetë vitet e ardhshme nga 100 milionë euro çdo vit, pra gjithsej një miliardë euro. “Ndryshimi i klimës përbën sfidë gjigande për ekonominë ujore dhe për të gjithë përdoruesit e tij“, thuhet në projekt.

“Ujë me orar” edhe Gjermania? Autoritetet: Po na mbarojnë

“Verat do të jenë më të nxehta dhe më të thata. Reshjet e shiut do të shpeshtohen, kurse të borës do të rrallohen“. Tre vitet e thata njëra pas tjetrës, arritën ta bënin të ndihej kjo gjë dhe pritet që edhe në vitet e ardhshme kjo të vazhdojë. Problemi tjetër është sfida e rëndimit të lumenjve dhe liqeneve me përmbajtje nitrati dhe fosfori. Përveç kësaj shqetësim përbëjnë edhe pjesëzat e plastikës në ujëra si dhe mbeturinat e medikamenteve.

“Ujë me orar” edhe Gjermania? Autoritetet: Po na mbarojnë

Çështja shkon deri aty sa ministria nënvizoi hierarkinë që duhet krijuar për përdorimin e ujit. Prioriteti kryesor sipas saj ka të bëjë me furnizimin e njerëzve me ujë të pijshëm, dhe ujë për gatimin e larjen.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion