I morën jetën në sy të fëmijës, kthesë e papritur në hetimet për ngjarjen që tronditi Greqinë

Bota

I morën jetën në sy të fëmijës, kthesë e

Një krim kaq i rëndë, që ndodh në njërën prej lagjeve qendrore e më të pasura të Athinës, por sërish askush nuk dëgjon asgjë, ndërsa grabitësit nuk lënë pas asnjë gjurmë.

Mediat greke shkruajne se diçka të bën të dyshosh në ngjarjen e rëndë të pak kohëve më parë në kryeqytetin grek, ku 20 vjeçarja britanike Caroline Crouch u torturua e u vra në sytë e fëmijës së saj nga një grup grabitësish, që kishin hyrë siç thuhet për të vjedhur para.

I morën jetën në sy të fëmijës, kthesë e

Hetimet duket së fundi kanë marrë një tjetër kthesë, të paktën këtë pretendojnë disa raporte në shtypin vendas, sipas të cilave një lloj mister rrethon bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos.

Lëvizjet e dyshimta të autorëve tani po thuhet se mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.

Pozitat e tij i rëndojnë dhe fjalët që kanë qarkulluar së fundi se Caroline kishte siguruar jetën e saj për 1 milionë euro, shkruajnë mediat greke.

Por këto skenare e kanë bezdisur së tepërmi 32 vjeçarin, siç tha avokati Stavros Balaskas për ANT1.

Policia greke thotë sakaq se kabulli i përdorur për të lidhur pilotin gjatë grabitjes ku humbi jetën e shoqja, është marrë nga magazina e banesës dhe autorët nuk e kanë pasur atë me vete.

ME TE LEXUARAT