Ministri turk shkon në Athinë, rinisin tensionet, Ankaraja lëshon anijet dhe avionët

Bota

Ministri turk shkon në Athinë, rinisin tensionet, Ankaraja lëshon

Vetëm pak orë përpara se ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu të arrijë në Athinë, Ankaraja ka bërë lëvizjen e radhës për të tensionuar sërish marrëdhëniet mes dy vendeve për cështjen e detit.

Turqia ka bllokuar zonat detare për të nisur kërkimet midis ishujve Chios, Samos dhe Ikaria. “Kjo është një zonë, dy të tretat e së cilës është brenda juridiksionit grek” shkruajnë mediat greke.

Ministri turk shkon në Athinë, rinisin tensionet, Ankaraja lëshon

Në të njëjtën kohë, mediat në Athinë theksojnë se “breshëria e shkeljeve dhe provokimeve nga avionët turq vazhdon. Të premten avionët turq kryen 51 shkelje të hapësirës ajrore”.

Mevlüt Çavuşolulu e nis vizitën të dielën në një darkë me Nikos Dendias, ndërsa të hënën do të pritet nga kryeministri grek Mitsotakis.

ME TE LEXUARAT