Zbardhet vrasja në Shkodër, komshiu qëlloi me kallashnikov 25-vjecarin, kapet autori

Aktualitet

Zbardhet vrasja në Shkodër, komshiu qëlloi me kallashnikov

Zbardhet ngjarja e ndodhur ne mesnate ne Shkoder ku mbeti i vrare nje person.

Viktima e krimit mesohet se eshte shtetasi Emiljano Ndou, 25 vjec, banues ne fshatin Bardhaj.

Si autor i ngjarjes eshte vene ne pranga shtetasi Mark Kodra, 47 vjec, i cili mesohet se eshte komshi me viktimen.

Njoftimi i policise Shkoder:

Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT