“Ne kemi nevojë për t’u vaksinuar sa më shpejt”/ Zotimi i Macron: Do ndihmoj Afrikën me vaksina
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 22:59
Bota

Emanuel Macron, presidenti i Francës, pas ndjesës që kërkoi në Ruanda ka premtuar se do të sigurojë vaksina për Afrikën.
Këtë Macron e tha në një konferencë të përbashkët me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, zhvilluar në Pretoria.
Sipas presidentit francez Afrika përbën rreth 20% të nevojës botërore për vaksina.
“Në këtë takim diskutuam për një strategji që do të ndihmonte industritë e vaksinave të prodhonin sa më shpejt doza kundër Covid.
Ne kemi nevojë për t’u vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo duhet të bëhet në të gjithë botën”, ka thënë Macron.


