I frikësuar nga vdekja dhe jo nga AstraZeneca, 45-vjeçari kërkon të vaksinohet: Nuk më shqetësojnë akuzat

Bota

I frikësuar nga vdekja dhe jo nga AstraZeneca, 45-vjeçari

Qytetarët në Briton, në Irlandë kanë treguar se nuk frikësohen nga mpiksja e gjakut që mund të shkaktojë AstraZeneca, duke kërkuar që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Për Daily Mail ata janë shprehur se janë në radhë për t’u vaksinuar dhe sipas tyre, do ishin të lumtur të merrnin këtë vaksinë.

Ndonëse raporti i fundit ka treguar se 79 nga 20 milionë britanikë që janë vaksinuar me AstraZeneca kanë pësuar mpiksje gjaku në tru ose arterie, dhe që nga 19 viktimat, tre prej tyre ishin nën moshën 30-vjeç, të rinjtë në Irlandë nuk kanë frikë. Ata shprehen se mjafton që të marrin vaksinën.

“Do ia heiqja dorën dikujt për vaksinën” dhe “U besojmë shkencëtarëve që vaksina është e sigurt”, ishin disa nga përgjigjet e rinjëve, që ngulinin këmbë që të vaksinohen me AstraZeneca.
Në një rrëfim nga 45-vjeçari Dominic Core është publikuar në Daily Mail. Ai shprehet se nuk më shqetëson fare marrja e vaksinës AstraZeneca.

"Unë mendoj rreziku ekziston në çdo ilaç që ne marrimi. Edhe paracetamoli mund ti shkaktojë dëm një personi që nuk e toleron këtë ilaç. Nuk më shqetëson fare. Nuk do e mendoj dy herë këtë mundësi”, shprehet ai.

ME TE LEXUARAT