E rëndë/ Sulmohet nga një grup adoleshentësh, në gjendje kritike për jetën 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është sulmuar nga një grup banditësh, pasi shkoi të ndihmojë djalin e tij 11-vjeçar, i cili po bullohej nga një grup adoleshentës. Ngjarja ka ndodhur në Angli, në perëndim të Sussex. Daily Mail shkruan se Alan Willson dëgjoi që një grup djemsh po e dhunonin edhe fizikisht djalin e tij dhe shkoi menjëherë për ta ndihmuar.
Fatkeqësisht, ai u rrëzua dhe u la pandjenja, më pas dikush i hodhi një object të fortë mbi kokë. Për pasojë, 46-vjeçari vuan nga mushkëritë, kocka të thyera dhe dëmtime në shpinë dhe ka bërë një ndërhyrje në kokë.

Daily Mail shkruan se ai është në koma dhe po lufton me jetën.
Ndërkohë adoleshentët kanë përfunduar në burg.


