Pamjet/Plagosja në Shijak, autori u konfliktua me pronarët e biznesit për një vajzë, të riun e kapi plumbi "qorr"

Aktualitet

Pamjet/Plagosja në Shijak, autori u konfliktua me pronarët e biznesit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Durrës, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Arbër Hoxha u plagos me armë zjarri nga 30-vjeçari Arbër Hoxha.

Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Ngjarja rezulton të jetë pasojë e një konflikti për motive të dobëta që ka nisur mes njërit prej pronarëve të subjektit dhe autorit të dyshuar për ngacmimin e një vajze.

Këtë të premte palët kanë vendosur të takohen “për t’u sqaruar”, por janë përfshirë në një sherr fizik dhe shkëmbim zjarri gjatë të cilit mbeti i plagosur 36-vjeçari Dedja që është jashtë rrezikut për jetën.

Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë.

Siç shihet nga pamjet, xhami i përparmë i biznesit pikë shitjeje pjesësh këmbimi, është bërë shoshë nga breshëria e plumbave.

Gjithashtu plumbat kanë kapur dhe një autobus që ndodhej aty pranë.

Pamjet/Plagosja në Shijak, autori u konfliktua me pronarët e biznesit

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Emrat/ Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari në Shijak, autori në arrati

Pamjet/Plagosja në Shijak, autori u konfliktua me pronarët e biznesit

Të shtëna me arë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në Durrës. Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shijak.

Personi i plagosur Enidor Dedja, 36 vjeç është dërguar në spital, ndërsa policia ka identifikuar autorin, shtetasin, Arbër Hoxha, 30 vjeç, i cili ndodhet në arrati.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT