Helmoi nënën dhe njerkun e tij, arrestohet 19-vjeçari në Itali
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 13:48
Bota

Policia italiane ka arrestuar një 19-vjeçar pasi helmoi për vdekjen njerkun e tij, ndërsa nëna e tij është në gjendje të rëndë. Mediat italiane shkruajnë se Alessandro Asoli përgatiti ushqim me helm për të dy ata, që fatkeqësisht “vrau” vetëm 57-vjeçarin.
Mediat shkruajnë se njerku i 19-vjeçarit e konsumoi të gjithë ushqimin dhe ky ishte shkaku pse ai gjeti vdekjen e menjëhershme. Fqinjët të alarmuar nga britmat e familjes kanë lajmëruar policinë. Ende nuk dihet shkaku pse i riu mori këtë vendim të rëndë.


