Groenlandia merr vendimin e rëndësishëm, bllokon eksplorimin e burimeve të naftës

Bota

Groenlandia merr vendimin e rëndësishëm, bllokon eksplorimin e

Groenlandia ka vendosur ka vendosur të pezullojë të gjithë aktivitetin e eksplorimit të naftës në territorin e saj si dhe në ujërat territoriale. Vendi arktik, varet tashmë ligjërisht nga Kopenhagën vetëm për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, por edhe ekonomikisht nga rreth 500 milionë eurot që merr çdo vit nga Danimarka.  

Mediat shkruajnë se Groenlandia ka një sipërfaqe prej 2.66 milionë kilometra katrorë, më shumë se Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Ballkani Perëndimor dhe pikërisht Danimarka të bashkuara. Zbulimi i naftës dhe gazit natyror mund t’ i mundësojë ishullit edhe pavarësinë plotë ekonomike, nga momenti që llogaritet që nën akujt e tij mund të fshihen rreth 17miliardë fuçi naftë, dhe një sasi gazi natyror rreth 4 trilionë metër kube.

Groenlandia merr vendimin e rëndësishëm, bllokon eksplorimin e

 Ngrohja globale po shkrin akullin në territoret afër brigjeve, duke mundësuar shfrytëzimin e këtij thesari që mund të ndryshonte jetën e rreth 60 mijë banorëve, por edhe peizazhin e një toke pothuajse e të virgjër. Partia Init Ataqatigiit që fitoi zgjedhjet në prill, ka vendosur të bllokojë këtë rrjedhë duke filluar fillimisht me minierat e uraniumit, dhe tashmë me eksplorimin e naftës. “E ardhmja nuk do të mbahet mbi naftën. E ardhmja vjen nga energjia e rinovueshme, aty do kemi mundësi të fitojmë më shumë”, deklaroi qeveria e ishullit arktik./a2cnn

 

ME TE LEXUARAT