Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet Kretën, ja sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
24 July 2021, 19:22
Bota

Greqia është goditur sërish nga një tërmet ditën e sotme.
Vetëm pak minuta më parë një lëkundje e re u regjistrua në Heraklion, Kretë.
Dridhja ishte 3.4 në shkallën Rihter dhe 5.4 kilometra e thellë.
Më parë, një tërmet me madhësi 4.8 të shkallës Rihter tronditi rajonin ku u regjistruan dëme të mëdha materiale.

