Gabimi që i kushtoi rëndë Izraelit, forcat e Mbrojtjes publikojnë bazat sekrete të tyre

Bota

Gabimi që i kushtoi rëndë Izraelit, forcat e Mbrojtjes

IDF ka publikuar një hartë të objekteve të testimit të koronavirusit në të gjithë vendin, e cila përfshinte  bazat e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo jo vetëm që siguroi vendndodhjet e bazave të IDF, por zbuloi bazat sekrete të fshehta ushtarake dhe të forcave ajrore. Harta u krijua në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe u vu në dispozicion të qytetarëve izraelitë,  deri në momentin që u hoq pas njoftimit të ushtrisë për gabimin.

IDF zakonisht nuk publikon vendndodhjet e bazave të saj për arsye se  mund të shënjestrohen nga sulmet me raketa, vuri në dukje Haaretz . Përveç kësaj, detajet e bazave sekrete mund të krijojnë shqetësime operacionale të sigurisë për ushtarët në bazë, pasi informacionet shtesë mund të përdoren nga shërbimet e huaja të inteligjencës.

Gabimi që i kushtoi rëndë Izraelit, forcat e Mbrojtjes

Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë. Jerusalem Post  më parë raportoi për dy raste të tilla. Në vitin 2012,  Hezbollah përdori një dron për të filmuar vendet e raketave balistike të IDF, fushat ajrore dhe stërvitjet ushtarake përpara se të përgjoheshin nga një avion luftarak IAF F-16I.

Gabimi që i kushtoi rëndë Izraelit, forcat e Mbrojtjes

Në vitin 2016 ushtria ndaloi aplikacionin Pokemon Go. Kishte shqetësime se ushtarët që përdorin aplikacionin do të kishin akses të vendndodhjeve ose që një aplikacion i ngjashëm mund të krijohej dhe të përdorej për të mashtruar ushtarët.

IDF ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe organe të tjera civile për të ndërtuar  rrjete për testimin dhe vaksinimin për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Kjo shpjegon faktin pse personeli jo-ushtarak ishte i përfshirë në botimin e një harte të koronavirusit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion