Britania merr vendimin, shumë shpejt nis vaksinimi i fëmijëve

Qeveria britanike ka vendosur të vaksinojë fëmijët kundër koronavirusit. Mediat britanike shkruajnë se ky process do të mbajet në muajin gusht. Sipas mediave, janë të paktën 11 milionë persona nën 18-vjeç që pritet të marrin këtë vaksinë deri në fillim të vjeshtës, ndërkohë qeveria pret të dhëna nga një testim i vaksinës tek fëmijët, nga Universiteti i Oksfordit dhe rezultatet mund të publikohen në qershor që do të diktojë vendimin përfundimtar mbi vaksinimin e të miturve.
Propozimi do të jetë i diskutueshëm, sepse virusi paraqet vetëm një rrezik të vogël për fëmijët dhe ka të dhëna vazhdimisht në zhvillim në lidhje me sigurinë e vaksinave. Njerëzit që mbështesin politikën argumentojnë se është e rëndësishme të minimizohet rreziku i infektimit, pavarësisht akademikëve që argumentojnë se fëmijët nuk kontribuojnë në përhapjen e covidit.
Izraeli është vendi i parë në botë që ka shpërndarë vaksina për fëmijë, ndërsa kanë marrë dozën 16 dhe 17-vjeçarë, pasi ministria e shëndetësisë vendosi se ishte e sigurt.


