Frikë nga sulmet ruse, Ukraina pezullon fluturimet ajrore

Bota

Frikë nga sulmet ruse, Ukraina pezullon fluturimet ajrore

Ukraina  ka mbyllur në orët e para  të mëngjesit të sotëm hapësirën ajrore për fluturime civile, duke cituar rrezikun e lartë ndaj sigurisë, ndërsa rregullatori europian i aviacionit gjithashtu paralajmëroi për rrezik për fluturimet në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë për shkak të aktiviteteve ushtarake, shkruan BBC

Në uebfaqen e tij, autoriteti shtetëror ukrainas i trafikut ajror tha se hapësira ajrore e vendit është mbyllur për fluturime civile duke filluar nga ora 00:45 të enjten dhe se shërbimet e trafikut ajror janë pezulluar.

Rikujtojmë se Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacion special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës. Ai iu drejtua kombit në kanalin televiziv në orët e para të mëngjesit, duke rikujtuar se të ashtuquajturat qeveri separatiste në Ukrainën lindore kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia.

Sipas Putin, qëllimi i operacionit është mbrojtja e njerëzve që u janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për 8 vite./abcnews.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion