Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, shkak, parakalimi i gabuar

Aktualitet

Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, shkak, parakalimi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqeëzimit të Rrilës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Siç shihet dhe nga pamjet, në aksident janë përfshirë një mjet ‘Range Rover’, një Benz dhe një makinë tjetër.

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur, drejtues i një prej mjeteve.

Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e ketij aksidenti.

ME TE LEXUARAT