Franca zyrtarisht e hapur për pushime, lehtësohen masat anti- Covid

Bota

Franca zyrtarisht e hapur për pushime, lehtësohen masat anti- Covid

Qeveria franceze ka vendosur hapjen e restoranteve dhe bareve ditën e sotme, ndërsa mësohet se turistët janë të lirë të vizitojnë vendin nëse kanë marrë vaksinën anti- Covid-19. Sipas vendimit të presidentit Emmanuel Macron, lehtësimi i orës policore shtyhet me dy orë të tjera deri në orën 23:00 të mbrëmjes dhe është menduar të hiqet plotësisht më 30 qershor; Kafenetë dhe restorantet mund të mirëpresin klientët në ambiente të mbyllura me kapacitet 50% me maksimumi 6 persona për tryezë. Tarracat mund të mbushen me kapacitet 100%, gjithashtu me maksimumi gjashtë persona për tryezë;

Kapaciteti në muze dhe vende të tjera kulturore përfshirë kinematë dhe teatrot rritet me deri në 5,000 njerëz të lejuar edhe pse lejet e shëndetit kërkohen për çdo ngjarje me më shumë se 1,000 njerëz; Kapaciteti në ngjarjet sportive në natyrë u rrit në 5,000 me leje shëndetësore nëse mbi 1000;

Ekspozitat dhe panairet e mëdha mund të mbahen me një maksimum prej 5,000 personash të pranishëm me leje shëndetësore nëse mbi 1000; Aktiviteti fizik në natyrë, përfshirë sportet e kontaktit, lejohen me maksimumi 25 pjesëmarrës. Garat amatore gjithashtu mund të vazhdojnë me maksimumi 500 persona;

Vendet e adhurimit dhe ceremonitë si martesat, mund të vazhdojnë me kapacitet 50%; Në varrime mund të marrin pjesë deri në 75 persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion