Alarmojnë mjekët: Varianti indian i Covid-19 shkakton shurdhim

Bota

Alarmojnë mjekët: Varianti indian i Covid-19 shkakton shurdhim

Një lajm i keq ka ardhur nga mjekët indianë, lidhur me pasojat e variantit indian të Covid-19. Sipas tyre, ky variant shkakton gangrenë dhe shurdhim. Aktualisht, varianti indian i Covid, është më i rrezikshmi, duke u bërë shkaku i vdekjeve të shumta në Indi.

Mediat ndërkombëtare, duke cituar mjekët indianë, bëjnë me dije se ky variant, përpos simptomave të zakonshme, ka edhe humbje dëgjimi ose gangrenë të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

 “Vitin e kaluar, kam parë 3-4 raste gjatë gjithë vitit me gangrenë ose humbje dëgjimi, por tani po shikoj të paktën një rast në javë”, tha Dr. Ganesh Manudhane.

Aktualisht, në Shqipëri nuk është konfirmuar ky rast.

ME TE LEXUARAT