Rikthehet Angela Merkel! Ja roli i rëndësishëm që mund t'i besohet ish-kancelares gjermane

Bota

Rikthehet Angela Merkel! Ja roli i rëndësishëm që mund

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel po përflitet si një nga emrat e mundshëm për rolin e ndërmjetëses në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas revistës gjermane der Spiegel në prapaskenat e qarqeve politike po diskutohet ideja që Merkel mund të jetë e përshtatshme për këtë rol, duke qenë se flet rusisht, njeh personalisht Volodymyr Zelensky-n dhe Vladimir Putinin, si edhe është prej kohësh jashtë politikës aktive.

Diskutimet kanë marrë hov pasi Putin propozoi ish-kancelarin Gerhard Schröder si ndërmjetës të mundshëm në negociata. Ndërkohë, e pyetur për këtë çështje, diplomatja kryesore e Bashkimit Europian Kaja Kallas deklaroi se “nuk do të ishte shumë e mençur” nga ana e Kremlinit të diktonte kandidaturën e negociatorit.

Rikthehet Angela Merkel! Ja roli i rëndësishëm që mund

Nga ana tjetër, kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger, tha se kushdo që do të marrë rolin e ndërmjetësit duhet të ketë “mbështetje të gjerë europiane”, veçanërisht nga Europa Lindore dhe shtetet baltike.

Si kancelare, Merkel u kritikua shpesh nga Polonia dhe vendet baltike për mbështetjen e projektit të gazsjellësit Nord Stream 2. Ajo gjithashtu kishte rol kyç në marrëveshjet e Minskut të viteve 2014 dhe 2015, të cilat nuk arritën të ndalonin pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022.

Zyra e Merkel i tha Spiegel se deri tani nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për një rol të tillë, por nuk e mohoi mundësinë që ish-kancelarja të mund të përfshihet në negociata.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion