Çfarë po ndodh? Sulmet ruse në Kiev, Polonia ngre në qiell avionët luftarakë

Bota

Çfarë po ndodh? Sulmet ruse në Kiev, Polonia ngre në qiell

Avionë ushtarakë kanë nisur patrullimet në qiellin e Polonisë pas sulmeve të fundit me raketa ruse në Ukrainë, të cilat shkaktuan të paktën 17 viktima në Kiev e dhjetëra të lënduar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Forcat e Armatosura të Polonisë se “Aktualisht është duke u zhvilluar një aktivitet intensiv i aviacionit rus i cili po ndërmerr sulme me raketa nga avionët Tu-95, Tu-22 dhe Mig-31 kundër objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës”, thotë Komanda Operative e Forcave të Armatosura.

Ushtria polake shton se "janë nisur të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake" teksa "situata monitorohet vazhdimisht".

 

ME TE LEXUARAT