Familjet e pengjeve takohen me Netanyahun: Marrëveshja mund të arrihet brenda disa orësh

Bota

Familjet e pengjeve takohen me Netanyahun: Marrëveshja mund të arrihet

Familjet e pengjeve izraelite janë informuar për mundësinë që një marrëveshje me Hamas mund të nënshkruhet “brenda disa orësh”, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë takimit, Netanyahu u angazhua të kthente në shtëpi të gjithë pengjet. Megjithatë, familjet theksuan se “fjalët nuk mjaftojnë”.

Në takim nuk morën pjesë të afërmit e pengjeve të vdekur.

“Jemi në një situatë ku 33 pengje do të lirohen (në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme), por nuk kemi qartësi për fatin e të tjerëve,” tha Eli Shtivi, babai i Idan Shtivit, i vrarë dhe i rrëmbyer më 7 tetor.

“Po braktisim 70 pengje. Ndihem i braktisur, dhe kështu ndihen të gjitha familjet dhe pengjet që janë lënë jashtë kësaj faze të procesit. Sipas mendimit tim, kjo është një turp dhe një poshtërim.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion