Shpërndanin kanabis në doza, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Kamëz

Aktualitet

Shpërndanin kanabis në doza, përfundojnë në pranga 3

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme. Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Kamëz, u arrestuan nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pasi u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet për të shitur doza kanabisi.

Operacioni i zhvilluar u bazua në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat dhanë sinjalizimin për veprimtari të shitjes së kanabisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasve të ndaluar, u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Po ashtu, u bë kontrolli i automjetit dhe i banesës së shtetasit E. H., ku u gjetën prova të tjera.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, e cila do të vazhdojë me veprimet e metejshme për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion