Iu bë atentat në sy të fëmijëve, arrestohet Edison Begaj në Vlorë, subjekt i OFL-së

Aktualitet

 

Iu bë atentat në sy të fëmijëve, arrestohet Edison

Edison Begaj, 38-vjeçari që i shpëtoi atentatit që iu bë në sy të fëmijëve më 29 maj, është vënë në pranga. Mësohet se Begaj është arrestuar në kuadër të një operacioni ‘blic’ të zhvilluar nga forcat RENEA mbrëmjen e sotme në Vlorë.

38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Edhe në 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë "çokollatë", e paketuar, së bashku me 3 të tjerë në vendin e emërtuar "Qafa e Kuzum Babasë".

Lënda narkotike u gjet brenda automjetit tip "Jeep" që posedohej nga shtetasi Edison Begaj.

ME TE LEXUARAT