Çështja e detit, zbardhen detaje nga takimi Rama-Mitsotakis: Të përshpejtohen...

Bota

Çështja e detit, zbardhen detaje nga takimi Rama-Mitsotakis: Të

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama dhe homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme në Samitin e NATO-s në Bruksel. Gazeta greke Kathimerini shkruan se dy kryeministrat ranë dakord që të përshpejtonin negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim referimin e caktimit të kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama falënderoi homologun e tij për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave në Shqipëri.
Mitsotakis përsëriti interesin e qëndrueshëm të Greqisë për pakicën kombëtare greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për vendin tonë.

Në fund të takimit, Mitsotakis përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion